Brnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit - NACIONALE

Brnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një postim në Twitter, duke iu drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, ka treguar arsyet pse serbët nga Kosova po e pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet në Prishtinë.

Ajo ka thënë se krejt çfarë kërkojnë ata është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar gati 10 vjet më parë.

“Në momentin kur serbët po mblidhen sot në Mitrovicë, më lejoni të rikujtoj edhe një herë të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare, por edhe të gjithë ata që përpiqen të mbjellin informacione të rreme, gënjeshtra brutale dhe shpifje kundër serbëve në Kosovë", shkroi ajo në Twitter.

Siç pretendon ajo, Serbia thjesht kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar gati 10 vjet më parë, më 19 prill 2013, si Parimi i Parë që rregullon normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, asgjë më shumë dhe asgjë më pak."

Lajme të ngjashme