Brnabiq i përgjigjet Escobarit: Cila rezolutë është e vlefshme apo duhet të shikojmë horoskopin - NACIONALE

Brnabiq i përgjigjet Escobarit: Cila rezolutë është e vlefshme apo duhet të shikojmë horoskopin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i ka reaguar emisarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke thënë se ai po merr rolin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se është kundër Rezolutës 1244.

Brnabiq në Tëitter ka pyetur se nëse asnjë nga rezolutat dhe marrëveshjet nuk është e vlefshme, a duhet Serbia të ndjekë horoskopin e treshes së “Liderëve të Mëdhenj” për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në botë.

Në një sërë postimesh në Tëitter për Escobarin, ministren gjermane Analena Berbock dhe Viola von Kramon, kryeministrja shtoi se kjo treshe do të vendosë për të gjitha çështjet globale, pa qenë nevoja të organizohet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit.

“Unë shoh se miku im Gabe (Gabriel) Escobar është një politikan tjetër që është me vendosmëri kundër Rezolutave të vlefshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Nëse Rezoluta 1244 nuk është më e vlefshme, nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston, nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është gjë tjetër veçse një gjë e së kaluarës dhe Karta e OKB-së nuk zbatohet për Serbinë, atëherë në përputhje me çfarë marrëveshjeje/rezolute/parimi duhet të veprojmë?”, shkroi ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se në një intervistë Escobar kërkoi të largohen barrikadat teksa tha se SHBA është “kategorikisht kundër” kërkesave të Vuçiqit për dërgimin e 1 mijë trupave ushtarake serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme