“Brigada e Veriut” – Kush është grupi i dyshuar kriminal serb në veri, që po shkruan grafite nëpër qytet - NACIONALE

“Brigada e Veriut” – Kush është grupi i dyshuar kriminal serb në veri, që po shkruan grafite nëpër qytet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Brigada e Veriut” është një tjetër grup i dyshuar kriminal serb që ka dalur në pah së fundmi.

Me shkrimin e grafiteve nëpër pjesë të ndryshme të veriut, ata kanë konfirmuar prezencën e tyre në zonat veriore. Grafite të tilla u shfaqën edhe sot.

Kjo brigadë është vetëm grupi i radhës kriminal në veri ndër vite pas “Rojeve të Urës”, “Mbrojtjes Civile”, e “Mjekroshat”.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, kishte treguar për gazetën Nacionale se kjo Brigadë është e financuar nga Serbia. Sipas tij, anëtarët e këtij grupi kriminal, nuk janë banorë të Kosovës.

“Brigada e Veriut janë prodhim i shërbimeve sekrete të Serbisë. Mund të jenë edhe banorë të veriut, por kryesisht në bazë të informatave që posedojmë mbi 90% nuk janë banorë të Kosovës. Janë nga Kraleva, Rashkë ka edhe të Beogradit që vijnë. Funksionalizimi i Brigadës së Veriut, është paraqit për futjen e frikës ndaj serbëve të veriut që mos me marrë asnjë hap për koordinim me instituionet e Republikës së Kosovës, se që është formuar lidhur me ndonjë mundësi të konfliktit me shqiptarë”, deklaroi Sheholli.

Sipas Sheholli, kjo strukturë kriminale është mirë e financuar dhe e niveleve të larta e organizuar.

“Financues kanë qenë të njëjtë, por mentori i Brigadës së Veriut është futje e frikës ndaj serbëve të Kosovës edhe në jug edhe anej. Përcjellë mesazhe se jemi këtu. Një ditë pasi Kurti vendosi lule te vendi ku u vra Enver Zymberi, këta patën vendosur një shkrim Brigada e Veriut aty. Janë mirë të financuar, janë pjesë e organeve shtetërore të Serbisë, dhe ata funksionojnë në bazë të hierarkisë qëka të bëj me BIA-n e Serbisë dhe shërbimin civil e ushtarak të Serbisë”, përfundoi Sheholli për Nacionalen.

Ka pasur dyshime se kjo brigadë qëndron edhe pas djegieve të veturave të serbëve në veri.

Lajme të ngjashme