“Brenda javësh” pritet të ngritet aktakuza ndaj të dyshuarve për Masakrën e Dubravës
Brenda javësh pritet të ngritet aktakuzë pritet të ngritet aktakuzë për Masakrën famëkeqe të Drubavës të kryer nga forcat serbe mbi të burgosurit shqiptar gjatë 19 dhe 24 majit të vitit 1999, ka thënë Prokurori Special, Ilir Morena, në një intervistë për RTK-në, ku edhe ka treguar se hetimet ndaj të dyshuarve kanë përfunduar.
“Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast”, ka thënë prokurori Morina.
“Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngrisim aktakuzën”, tha ai.
Prokurori Morina tha se pengesa kyçe mbetet Serbia që pengon këtë rast, e ku siç tha ai, “Të gjithë të pandehurit janë të arratisur dhe presupozojmë e për disa edhe e dimë se jetojnë në Republikën e Serbisë”.
“Fatkeqësisht ne kemi vetëm mundësinë e parë – mbledhjen e provave në territorin e Kosovës. Me Serbinë mungon bashkëpunimi që fatkeqësisht është pengesë e madhe në punën tonë”.