Brahimaj: Nuk e votoj Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë me dije se nuk asnjë mënyrë nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Derisa ka hyr në Kuvend, ai ka thënë se Haxhin nuk e voton edhe nëse AAK-ja merr qëndrim për ta votuar.
“Unë personalisht këtë propozim që e ka VV-ja nuk do ta votoj në asnjë rrethanë”, ka thënë Brahimaj.
Ai ka thënë se voton vetëm deputetët e VV-së që nuk kanë qenë në ekzekutiv.
“Në AAK ka demokraci. Unë këtë person nuk e votoj. Kam propozuar një person, kanë propozuar edhe të tjerët, por cilido prej emrave që nuk kanë qenë në ekzekutiv jam i gatshëm me e votu”, ka thënë Brahimaj.