Borrell tha se "do të diskutohet gjithë ditën", BE njofton se takimi i 27 shkurtit nis pasdite
Më 27 shkurt, kryediplomati evropian, Josep Borell pret në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas njoftimit të fundit të publikuar në faqen zyrtare të shërbimit të jashtëm të BE-së, takimi pritet që të fillojë në orën 15:00.
Fillimisht, para kësaj do të mbahen takime të ndara me të dy liderët, ku do të jetë i pranishëm edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në fund, është bërë e ditur se kryediplomati Borell do të deklarohet para mediave, derisa është publikuar edhe linku ku do të transmetohet direkt.
Siç edhe është treguar më parë, një prej çështjeve në të cilën do të fokusohet takimi, është propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkohë, para disa ditësh Borell për DW deklaroi: “Takova presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Unë do të takohem me ata tëdy në Bruksel më 27 shkurt. Dhe i ftova të vijnë dhe të diskutojmë një ditë të tërë sepse kemi një propozim nëtryezë, dhe shpesoj që ata mund të pranojnë këtë propozim si rrugë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre”.