Borrell pret Vuçiqin: Publikohen pamjet nga takimi - NACIONALE

Borrell pret Vuçiqin: Publikohen pamjet nga takimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur tashmë takimi mes kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

BE-ja në faqen zyrtare ka publikuar pamjet para fillimit të takimit.

Borrell më herët takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi trilateral ndërkaq, pritet të fillojë nga ora 18:00.

Siç konfirmoi kryediplomati Borrell në një njoftim për media para filllimit të takimit, fjala kyçe sot do të jetë “implementimi”.

“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.” – tha Borrell.

Lajme të ngjashme