Borrell: Fatkeqësisht, Kurti s’ishte i gatshëm të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit - NACIONALE

Borrell: Fatkeqësisht, Kurti s’ishte i gatshëm të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka folur pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se Kurti nuk ishte i gatshëm të nis procesin e krjimit të Asociacionit.

“Fatkeqësisht aftër pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet ë them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë.” – ka thënë Borell.

Lajme të ngjashme