Borrell arrin në Tiranë, thotë se është shumë i lumtur dhe e qet në foto statujën e Skënderbeut - NACIONALE

Borrell arrin në Tiranë, thotë se është shumë i lumtur dhe e qet në foto statujën e Skënderbeut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka arritur në Tiranë.

Borrell shkroi në një postim në Twitter se është i gëzuar që e nisi ditën në kryeqytetin e Shqipërisë.

“I lumtur që po e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim Asocimit me kryeministrin Edi Rama historikisht për herë të parë në Shqipërië. Kjo reflekton qartë përkushtimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik po ashtu në Politikë të Jashtme,” – shkroi kryediplomati evropian.

Ai postimin e shoqëroi me një fotografi të Tiranës, ku shihet statuja e heroit tonë kombëtar Skënerbeut.

Kujtojmë se dy ditë më vonë do të kemi edhe takimin e madh të Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryediplomati Borrell.

Lajme të ngjashme