Borrell shfaqet i dëshpëruar: Nuk dorëzohem, do të kërkojmë zgjidhje
Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, ka thënë pas takimit Kurti – Vuçiq, se do të vazhdojnë diskutimet mes dy palëve për arritjen e marrëveshjes në lidhje me zhvillimet e fundit.
Borrell tha se nuk do të dorëzohet.
“Diskutimet do të rifllojnë në ditët në vijim. Ka kohë deri më 1 shtator. Unë nuk do të dorëzohem. Nuk ka marrëveshje ditën e sotme. Nuk do të dorëzohemi. Do të kërkojmë zgjidhje. Ky diskutim do të vazhdojë. Në përmbyllje të takimit, ua bëra të qartë të dy liderëve, se anëtarësimi në BE duhet të mbetet synimi përfundimtar që kanë dy liderët”, tha Borrell.
“Ka qenë një ditë e gjatë. Rezultati më i rëndësishëm është që do të vazhdojnë të punojmë në këtë proces politik në mënyrë të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Për të siguruar stabiltiet dhe paqe për qytetarët dhe për gjithë Evropën. Përgjegjësia e jonë është që të vazhdojmë të punojmë ashtu që të kërkojmë zgjidhje”, deklaroi më tutje ai.
Në takimin e sotëm nuk ka pasur marrëveshje, përderisa pala serbe ka thënë se Vuçiq do të mbajë një fjalim nesër ose të shtunën.