Borell shpreson që Kurti dhe Vuçiq ta shfrytëzojnë këtë fazë të dialogut: Është moment unik - NACIONALE

Borell shpreson që Kurti dhe Vuçiq ta shfrytëzojnë këtë fazë të dialogut: Është moment unik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borell teksa ka folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se aktualisht ky proces është në një moment vendimtar me Brukselin që ka paraqitur një propozim që sipas tij vendos procesin “në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”,

Ai tha se do të gjatë javës që vjen do takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel duke shpresuar që të dy të liderët të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta shfrytëzuar mundësinë që është duke iu dhënë.

“Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”,- ka thënë Borell.

Lajme të ngjashme