Borell pak minuta para takimit: Sot sytë e BE-së janë në Ohër - NACIONALE

Borell pak minuta para takimit: Sot sytë e BE-së janë në Ohër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot,”- kështu po deklarohet rreth takimit, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se “pas diplomacisë intensive me ndërmjetës mes Beogradit e Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti për zbatimin e aneksit – pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.”

E Kosova dhe Serbia sot zhvillojnë një nga takimet më të rëndësishme në kuadër të procesit për normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Ndryshe nga herët tjera, takimi nuk do të mbahet në Bruksel, por në Ohër, qytetin ku shqiptarët e Maqedonisë kanë vendosur marrëveshjen historike me shtetin maqedonas në vitin 2001.

Lajme të ngjashme