Borell nga Spanja: Do të bisedoj me Osmanin e Vuçiqin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha këtë të enjte se do të ulet “së bashku” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.
“Takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.” – ka thënë Borell.
Ndryshe, Osmani ka deklaruar se nuk do të takohet me Presidentin serb Alkesander Vuçiq, pa u sanksionuar Serbia, për sulmin terrorist të 24 shtatorit.