Bora zbardhë Prishtinën, ky është parashikimi i motit për sot
Reshjet e para të borës kanë nisur të enjtën në Prishtinë. Sipas parashikimeve mot i ftohtë dhe i vranët ditëve të ardhshme. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
Nga dita e shtunë me periudha më të gjata qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje në koncentrime, e indeksi do të kalojë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
26.01 - Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta bore, apo të përziera me shi në pjesë më të ulëta të vendit.
27.01 - Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore.
28.01 - Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
29.01 - Ftohtë e me vransira.
30.01 - Ftohtë, kryesisht me vransira. DItën edhe intervale me diell.
Temperaturat në rënie. Minimalet zbresin edhe në -2 e -4C, e ato maksimale në 0C e 1C.
Të enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 6-12m/s, nga dita e premte verilindore, e në fundjavë e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, e në fundjavë në rritje.