Boikeni i VV-së që mbështeti kandidatin e Berishës e Metës, tash uron Qorin - NACIONALE

Boikeni i VV-së që mbështeti kandidatin e Berishës e Metës, tash uron Qorin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boiken Abazi para disa ditësh kishte befasuar opinionin me mbështetjen që i kishte dhënë në garën komunale për Tiranën, kandidatit Belind Këlliqi dhe jo atij Arlind Qori që kishte mbështetur VV-në dhe Kurtin. Por, tash ai e ka bërë një “u-turn” të vogël.

Në një postim në Facebook ku kërkonte nga qytetarët e Shqipërisë që të dilnin në votime pavarësisht se ai dhe VV-ja nuk merrnin pjesë, Abazi kërkonte që të votohej Belind Këlliqi, kandidati i Sali Berishës e Ilir Metës për kryetar të Tiranës.

Ai po injoronte kandidatin e Lëvizjes BASHKË, Arlind Qorin, i cili e kishte mbështetur Albin Kurtin dhe që praktikisht bënte denoncime të ngjashme si Vetëvendosje.

Por, në një shkrim të bërë dje, ai e quajti lajm shpresëdhënës që z. Arlind Qori i kishte marrë rezultat pozitiv në zgjedhje.

“Për ata që kërkojnë ndryshme të mëdha për Shqipërinë, ka megjithatë dy lajme shpresëdhënëse nga këto zgjedhje, nga dy parti që garojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale – Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje. Kryetari i LB-së, Arlind Qori, ka marrë gati 14 mijë vota për garën për kryetar të Tiranës...” – shkruan z. Abazi.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme