Blinkeni e krahason Dodikun me Putinin - NACIONALE

Blinkeni e krahason Dodikun me Putinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, i ka krahasuar politikat e udhëheqësit separatist serb, Milorad Dodik, me ato të presidentit rus, Vladimir Putin, pas synimit të Dodikut për t’i shtypur pakënaqësinë dhe të drejtat e komunitetit LGBT.

“Sulmet e Milorad Dodikut ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republikën Serbe tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin”- shkroi kryediplomati amerikan në “Twitter”.

Këtë muaj, qeveria e Dodikut u ballafaqua me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shtyrjen e një ligji për rikriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, i cili shihet si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe medieve të pavarura, raporton agjencia “Associated Press”.

Dodniku ka njoftuar edhe për një ligj në muajt e ardhshëm për ndalimin e qasjes së aktivistëve të komunitetit LGBT në çerdhe fëmijësh, shkolla dhe universitete. Kjo erdhi vetëm disa ditë pas një sulmi të huliganëve ndaj aktivistëve të LGBT-së dhe gazetarëve në Banja Luka, qendër administrative e Republikës Serbe.

Dodiku, politikan pro-rus, i ka kundërshtuar kritikat perëndimore dhe ka thënë se Republika Serbe do t’i ndërpresë marrëdhëniet me ambasadat e ShBA-së dhe Britanisë në Bosnjë. Ai e ka shpërfillur nevojën për përkrahje nga ShBA-ja dhe e ka kritikuar angazhimin e Uashingtonit në Bosnjë, përfshirë përkrahjen e vazhdueshme financiare.

“Do të kishte qenë më mirë, nëse ata (ShBA-ja) nuk do të kishin dhënë asnjë dollar, nëse nuk do të ishin kaq të përfshirë”- shkroi ai të enjten në “Twitter”.

Uashingtoni dhe Londra u kanë vënë sanksione Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për politikat e tij për minimin e përpjekjeve perëndimore për t’i promovuar pajtimin dhe demokracinë në Bosnjë pas konfliktit shkatërrues etnik. Dodiku ka udhëtuar shpesh në Moskë dhe është takuar me Putinin atje.

Lajme të ngjashme