Blinken uron Serbinë pasi u zgjodh për ta drejtuar “Expo 2027”
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka uruar Serbinë, pasi u zgjodh për ta drejtuar panairin Expo 2027.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai falenderoi të gjithë ata që e përkrahën ofertën e ShBA-së për ta udhëhequr këtë organizim.
“Flaeminderi të gjithëve që përkrahën ofertën e ShBA-së drejtimin e EXPO 2027. Urojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim pavijonin e mahnitshëm në 2027.” – u shpreh ai.
Thank you to all who supported the United States bid to host @usaexpo2027. We congratulate Serbia on their compelling bid and we look forward to showcasing an amazing pavilion in 2027.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 21, 2023
Sipas informacioneve,“Expo” është një event global që synon të edukojë publikun, të promovojë progresin dhe të nxit bashkëpunimin.
“Është një prej takimeve më të mëdha në botë, që sjellë baskë shtetet, sektorin privat, shoqërinë civile dhe publikun në shfaqje interaktive, konferneca, etj.”