Blinken uron Pavarësinë e Kosovës: Njohja reciproke në qendër të normalizimit me Serbinë - NACIONALE

Blinken uron Pavarësinë e Kosovës: Njohja reciproke në qendër të normalizimit me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Kosova shënon 15-vjetorin e Pavarësisë, e cila u shpall më 17 shkur të 2008. Në adresë të Kosovës kanë ardhur disa urime, natyrisht ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleates kryesore të shtetit kosovar, janë më të rëndësishme. Pas presidentit Joe Biden, edhe sekretari amerikan ka dërguar një letër urimi për përvjetorin e 15-të të pavarësisë.

Sigurisht, sekretari Anthony Blinken përveç urimit, ka përmendur edhe marrëdhëniet e mira të ShBA-së me Kosovën, duke shkruar se zhvillimi i Kosovës në këto 15 vite ka bërë hapa të mëdhenj.

“Këtë vit, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova riafirmuan partneritetin tonë të fortë dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa përballemi me sfida të reja në mjedisin e sigurisë evropiane. Përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse.” – shkroi ai në letër.

Tutje, Blinken e falënderoi Kosovën për pranimin e refugjatëve afgan pas marrjes së pushtetit nga ana e talibanëve dhe qëndrimin e shtetit kosovar kundër agresionit rus në Ukrainë. E pas pjesës hyrëse, z. Blinken shkroi edhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e përmendur nevojën për normalizim të marrëdhënieve e planin franko-gjerman.

“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, në qendër të njohjes eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik. Përsëri urime të gjithë popullit të Kosovës – mikut, partnerit dhe aleatit tonë – në këtë ditë të rëndësishme. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë në vazhdim.” – shkroi tutje z. Blinken.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka botuar një video në të cilën uron popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë. Në 15 vjetorin e pavarësisë, ai ka theksuar mbështetjen dhe marrëdhënien e mirë që ShBA-ja dhe Kosova ka pasur gjatë këtyre viteve.

Në videon gati 2-minutëshe, ambasadori tregon për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës. Natyrisht, ambasadori foli edhe për zhvillimin e hovshëm të Kosovës gjatë këtyre 15 viteve, duke theksuar se marrëdhënia e mirë do të vazhdohet të thellohet.

“Do të vazhdojmë të thellojmë këtë partneritet sepse në thelb marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demorkacisë, pavarësisë dhe diversitetit.” – theksoi ambasadori amerikan.

Në letrën e publikuar në faqen Zyrtare të Presidencës së Kosovës, presidenti Biden ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, ku përmendet edhe propozimi evropian e njohja reciproke.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin me qëllimin eventual të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë.” – ka thënë ai.

“Në vitin e ardhshëm – ndërsa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të përparojë si multietnike, vend sovran dhe i pavarur—Unë pres që të forcojmë tonën partneriteti dhe thellimi i miqësisë sonë edhe më tej.” – thuhet tutje aty.

Lajme të ngjashme