Blinken në Senat: Marrëveshja e Ohrit do të lëvizë pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës - NACIONALE

Blinken në Senat: Marrëveshja e Ohrit do të lëvizë pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Senatin amerikan, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Blinken ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje, shtete mosnjohëse, konkretisht pesëshja e BE-së, do të bëjë lëvizje drejt njohjes.

Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës" - ka deklaruar sekretari Blinken.

Më tej, ai ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë është bërë një progres.

Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë. Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit.” – ka thënë ai gjatë seancë para Senatit.

Lajme të ngjashme