Bislimi u pyet për sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe u përgjigj duke i sulmuar përsëri atë
Zëvendëskryeministri të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, duket se nuk i kanë bërë përshtypje reagime e ndërkombëtarëve të ndalen sulmet ndaj institucioneve të pavaruar, në këtë rast ndaj vendimet të Gjykatës Kushtetuese. Bislimi edhe në sy të kryediplomatit çek i vazhdojë këtë sulme.
Në një konferencë për medie të mërkurën, Bislimi u pyet për reagimet e ndërkombëtarëve ndaj sulmeve të pushtetit kundër institucioneve të drejtësisë.
Bislimi nuk hezitoi që përsëri të vazhdojë sulmet ndaj tyre duke thënë sepyetja që duhet të bëhet është “sa janë të pavarura gjykatat”.
“Pyetja që duhet ta bëni ju, është sa janë të pavarura gjykatat? Janë të pavarura nga Qeveria, por a janë të pavarura, nëse jo, pyetja që duhet të shtroni, nga kush varen gjykatat, kush i ndikon vendimet që marrin gjykatat.” – ka thënë ai.
Bislimi la të kuptohet se gjykatësit në vendin tonë nuk vendosin pa ndërhyrje nga jashtë.
“Nëse unë kritikoj një vendim, kritikoj bash që nuk është i pavarur. Do të doja që gjykatësi të vendosë në bazë të elementeve, pa ndërhyrje nga jashtë, qoftë kjo brenda ose jashtë Kosovës. Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi, ose të mos zbatohet” – u shpreh kryenegociatori në bisedimet me Serbinë.
Reagime për sulmet
Ndërkohë, ditë më parë Ambasadori gjerman në Kosovë e shefi i BE-së
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zbatimi selektiv i ligjit (a la carte) nuk i hap derën Kosovës as në Këshillin e Europës as në Bashkimin Evropian.
Ai e kishte fjalën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Rohde tha se këtu e ka shqetësimin e njëjtë me kolegun e tij, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dje u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.
“Ndaj edhe këtu shqetësimin e kolegut tim të BE-së. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt Këshillit të Europës as Bashkimit Europian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit europian është e përzemërt, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj.” – ka shkruar Rohde në X, duke shpërndarë edhe postimin e Szunyog.
Ky i fundit në takim me kryetaren Gresa Caka-Nimani ka theksuar se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.
“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit.” – ka shkruar Szunyog në X.
Po ashtu edhe nënkryetarja e PDK-së, Besnik Bislimi, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për deklaratat e tij kundër institucioneve të pavarurar të Kosovës.
Këto deklarat Bislimi i bëri gjatë konferencës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, e për këtë Çitaku ka thënë se “imagjinojeni se si i mbronë dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private.”
“Në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve - ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
“Pyetja që duhet ta bëni ju, është sa janë të pavarura gjykatat? Janë të pavarura nga Qeveria, por a janë të pavarura, nëse jo, pyetja që duhet të shtroni, nga kush varen gjykatat, kush i ndikon vendimet që marrin gjykatat.” – tha ai.
Bislimi la të kuptohet se gjykatësit në vendin tonë nuk vendosin pa ndërhyrje nga jashtë.
“Nëse unë kritikoj një vendim, kritikoj bash që nuk është i pavarur. Do të doja që gjykatësi të vendosë në bazë të elementeve, pa ndërhyrje nga jashtë, qoftë kjo brenda ose jashtë Kosovës. Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi, ose të mos zbatohet” – u shpreh kryenegociatori në bisedimet me Serbinë.