Bislimi: Tani duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Në një postim në Twitter, Bislimi ka shkruar se bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, tha ai.
After today's agreement, we should continue our intensive talks on the proposal of EU, backed by Germany and France, for full normalization of relations. https://t.co/iQHv97Hqgk
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 23, 2022
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga kryediplomati evropian i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.