Bislimi takon Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës: Serbia është palë bllokuese në dialog - NACIONALE

Bislimi takon Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës: Serbia është palë bllokuese në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka takuar Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, me të cilën ka diskutuar për dialogun me Serbinë.

Zyra e Kryeministrit ka treguar se Bislimi e ka njoftuar zyrtaren e lartë franceze për qëndrimet e palave në dialogun e Brukselit.

Ai ka thënë se Kosova është palë konstruktive, ndërsa Serbia bllokuese e procesit.

“Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive. Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces. Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim, Bislimi ka përmendur edhe sulmin terrorist të Banjskë.

“Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme