Bislimi: Tahiri më kërcënoi si bandit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se sot në seancë të Kuvendit është kërcënuar dhe sharë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai deputeti e PDK-së e ka quajtur bandit.
“Pasi e mbylli mikrofonin në stilin e një banditi që vendos shurdhuese në armen e tij u kthye nga unë dhe shprehu një ser kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroj me fyerje dhe të shara nga ulësja e tij. Mendoj se do të ishte mirë që prokuroria të merret me këtë rast", ka thënë Bislimi.
