Bislimi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e Pecit - NACIONALE

Bislimi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e Pecit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Intervistimi i tij pritet të fillojë nga ora 09:30.

Deputeti Faton Peci në një intervistë në media implikoi Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.

“Më ka ftuar në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeminsitri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore” – deklaronte ministri Peci më 16.05.2025.

Lajme të ngjashme