Bislimi pasi diskuton me Lajçakun për dinarin: S’është punë negociatash - NACIONALE

Bislimi pasi diskuton me Lajçakun për dinarin: S’është punë negociatash

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të takimit të ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ky i fundit thotë se ‘çështja e dinarit nuk është çështje për dialog’. Por, ndryshe tha Lajçaku pas takimit. Tha se ‘është temë relevante e dialogut’.

Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka njoftuar për takimin e tij me Lajçakun.

Në njoftimin për media, thuhet se Bislimi ka kërkuar nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë, sekuencimin e zbatimit të saj si dhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, sa i përket çështjes së dinarit, Bislimi ka thënë se ‘kjo nuk është çështje e dialogut’.

“Në takim u bisedua mbi ecjen tutje dhe avancimin në zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve. Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes.

Ndërkohë, mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, u kërkua nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa më parë, ku shprehu se ato janë të padrejta dhe duhet të bëhen hapa finalizues drejt heqjes së tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bislimit.

Sa i përket çështjes së dinarit, kjo Zyrë thotë se Bislimi ‘ka sqaruar se kjo çështje nuk është pjesë e dialogut’.

“Mbi Rregulloren e BQK-së, zëvendëskryeministri Bislimi sqaroi se kjo nuk është pjesë e procesit të dialogut dhe e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve. Poashtu, e siguroi z. Lajçak qё Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojё vazhdimёsinё e mbёshtetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale”, thuhet në njoftim për media, shkruan Nacionale.

Çka tha Lajçaku?

Ndërmjetësi Miroslav Lajçak, pas takimit me Bislimin, deklaroi se diskutuan për implementimin e marrëveshjes, dhe përkundër Bislimit, thotë se ‘kjo është pjesë relevante e procesit të dialogut’.

“Diskutuam edhe për çështjen e pagesave, dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut. Diskutuam edhe për pëtë çështje në takim, ashtu siç kemi biseduar në Bruksel, takim që ishte konstrutkiv, kemi pasur disa pyetje, ka pasur çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, kjo është pjesë ë tkaimeve të rregullta që kam edhe me shefat e delegacioneve të dy vendeve.” – tha Lajçak.

Tutje, ai u shpreh se qytetarët nuk duhet të ndikohen nga ky vendim.

Do të thosha kështu, duhet analizuar disa përgjigje në lidhje me këtë çështje, por lky është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që në fund, qytetarët, njerëzit të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, pra bëhet fjalë për rregulloren e BQK-së për valutën.” – tha ai.

Lajçak përmendi që në takimin e kaluar Kosova dhe Serbia patën mundësitë kë të dërgojnë në takimin ku u fol rreth dinarit, megjithatë, u shpreh se takimet e ardhshme janë në nivel kryenegociatorësh.

“Lidhur me këtë takim, i kam lërë të hapur mundësitë për të dy palët që ta prezantojnë çështjen për të diskutuar, i kam lënë delegaiconet që të vijnë dhe të diskutojnë, për mua kjo nuk është problem. Kosova ka dërguar guvernatorin e BQK-së, Serbia kryenegociatorin e procesit. Ua kam lënë vet të vendosin kë ta dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve dhe ky është hapi i radhës.” –deklaroi ai.

Në fund, emisari evropian tha se kanë diskutuar për një listë gjërash, ku kërkoi që të zbatohet marrëveshja. Sipas madje, tani pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i pikave të marrëveshjes.

“Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes, kemi shenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frikë në të dy palët se çfarë do tëbëjë unë, çfarë do të bëjë pala tjetër. Këto çështje, shumë thjesht mund të zgjidhen.” - tha ai.

Lajme të ngjashme