Bislimi mirëpret rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka mirëpëritur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.
Në bazë të kësaj rezolute, kërkohet që Serbia të dënohet nëse vërtetohet përfshirja në sulmin terrorist.
Kosova ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë për një përfshirje të tillë.
“E mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian, i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut.” - ka shkruar Bislimi në Twitter.
I welcome the resolution approved today by @Europarl_EN which among other condemns Serbia's terrorist attack & calls for adoption of restrictive measures. It also emphasizes mutual recognition as a principle & a balanced approach in the dialogue process.https://t.co/9T8M9zIx8i
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 19, 2023
