Bislimi: Kemi rreth 75 mijë vende më shumë të punës, papunësia tash është vetëm 10.8%
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ditën e sotme Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Bislimi me zyrtaren e BE-së ka folur për shtimin e vendeve të punës, duke thënë se kanë krijuar rreth 75 mijë vende të punës.
“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%.” – thuhet në njoftim.