Bislimi e Petkoviq përfundojnë takimet me Lajçakun, nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh - NACIONALE

Bislimi e Petkoviq përfundojnë takimet me Lajçakun, nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Nuk dihet ende nëse do të ketë takim trepalësh.

Një zyrtar evropian i informuar lidhur me takimet ne fjalë kë thënë se është vështirë të parashihet nëse do të ketë takim të përbashkët dhe se gjithçka do të varet nga atmosfera që do të dominojë gjatë bisedave të ndara.

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës ka përfunduar tashmë takimin e ndarë më Lajçakun i cili kishte filluar në orën 9 dhe ka zgjatur gati 2 orë. Një takim të ngjashëm, me pas e ka zhvilluar edhe homologu i Bislimit nga Beogradi, Petar Petkoviq, kryenegociatori serb. /RTK

Lajme të ngjashme