“Bisedimet e vështira sapo kanë filluar”: Vuçiq flet pas takimit me Borrellin e Lajçakun në Bruksel - NACIONALE

“Bisedimet e vështira sapo kanë filluar”: Vuçiq flet pas takimit me Borrellin e Lajçakun në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Bruksel do të mbahet një takim i rëndësishëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Siç është paralajmëruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në fakt, tashmë Kurti ka nisur takimin me Joseph Borellin, shef i diplomacisë së BE-së, dhe Miroslav Lajçak, emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa takimi në mes Vuçiqit dhe dyshes evropiane ka përfunduar para hyrjes së Kurtit. Një takim trilateral pritet të ndodhë ndërkohë.

Vuçiq ka shkruar në faqen e tij në Instagram.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.” - shkroi Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

Lajme të ngjashme