Biseda e ngrohtë mes Mujës së VV-së e Tahirit të PDK-së, s'pengohen as nga hyrja në mes e Rrahmanit - NACIONALE

Biseda e ngrohtë mes Mujës së VV-së e Tahirit të PDK-së, s'pengohen as nga hyrja në mes e Rrahmanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një komunikim goxha i afërt, por edhe relativisht i gjatë, është zhvilluar mes Armend Mujës, deputet i LVV-së, dhe Abelard Tahirit, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Në transmetimin direkt të seancës që ende s’ka filluar, z. Muja e bën hapin e parë në drejtim të Tahirit, që duken se kanë një temë për të diskutuar.

Z. Muja, që në duar ka disa letra, që po ashtu s’dihet se çfarë shënohet aty, duket të ketë diçka të rëndësishme për të diskutuar me z. Tahirin, i cili e dëgjon me kujdes.

Për gati dy minuta, Muja e Tahiri flasin, gjersa as ardhja e deputetëve të tjerë në sallë nuk e pengon këtë bashkëbisedim. As hyrja në mes e z. Eman Rrahmanit, deputet i VV-së, nuk e ndërpret këtë bisedë, aq sa as nuk përshëndeten me njëri-tjetrin.

E pas bisedës, z. Muja ikën në drejtim të sekretarit të Kuvendit, ndërsa Tahiri shkon në “gjirin” e deputetëve të tij të PDK-së.

Lajme të ngjashme