Biseda e Kusarit me Radojiçiqin, Muja: Nuk kam arrit me pa - NACIONALE

Biseda e Kusarit me Radojiçiqin, Muja: Nuk kam arrit me pa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deputet i VV-së, ka zgjedhur një metodë qesharake për t’i ikur komentimit të bisedës mes Mimoza Kusari-Lilën, shefe e gurpit parlamentar të VV-së, me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga Kosova për sulmin në Banjskë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja e Britania e Madhe.

Në një bisedë me EO, Muja ka zgjedhur të thotë se “nuk e ka arrit me e pa” bisedën disa sekondëshe mes Kusari-Lilës dhe Radojiçiqit.

“Duke qenë se ne kemi qenë deri vonë këtu, unë nuk kam arrit me e pa dhe nuk e di se cilat janë të rejat por sidoqoftë në momentin kur ta shoh do ta bëjë një prononcim. Kemi qenë të angazhuar deri vonë dhe nuk e kam këtë informacion dhe nuk e kam, por çdoherë kur e shoh do e jap një prononcim për këtë”, tha Muja për EO.

Lajme të ngjashme