Biseda e Kusarit me Radoiçiqin, Lekaj: Mimoza nuk i ka fajet, veproi me urdhrin e Kurtit e Mihalit
Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet biseda në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Lekaj ka vlerësuar se nuk i ka fajet Kusari-Lila.
Sipas Lekajt, Kusari-Lila është bërë me urdhrin e kryeministrit Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, shefe e komiteteve të VVsë.
“Me të drejtë i themi Mimozës që nuk i ke fajet ti, por fajet i ka kryeministri dhe kryetar i VV-së, që me urdhrat e tij ke verpuar. Fajet i ka Dejona, që në komunikim të vazhdueshëm jeni kanë me të dhe ju ka premtuar se do të keni mnbështetje. Ku janë mshef, ku jeni sot me mbrojtë Mimozën?” – tha Lekaj.