Bill Klinton viziton sot për herë të parë Shqipërinë - NACIONALE

Bill Klinton viziton sot për herë të parë Shqipërinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, sot do ta vizitojë Shqipërinë.

Sipas agjendës, Klinton do të mbërrijë në Tiranë sot pasdite.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri, Edi Rama, me fillim nga ora 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe do të ndajë një çmimi për Klinton.

Më tej, në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, ku më pas pritet që edhe ai të mbajë një fjalim.

Kjo është vizita e parë e Klintonit në Shqipëri.

Lajme të ngjashme