Bill Klinton mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në aeroport ish-presidentin e Amerikës, Bill Klinton.
Fotografinë e ka postuar Rama në rrjete sociale, raporton Nacionale.
Në orën 18:30 do të mbahet ceremonia për Klinton ku ky i fundit do të adresohet për media.
Postimi i Ramës:
Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸
*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët🙏