Bie qeveria serbe: Çka pritet tash? - NACIONALE

Bie qeveria serbe: Çka pritet tash?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq të martën dha dorëheqje nga kjo pozitë, pas protestave masive në mbarë vendin, të cilat kanë nisur tash e mbi 80 ditë.

Beogradi është ballafaquar me protesta të përditshme antiqeveritare që nga shembja e kulmit në një stacion të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi, kur mbetën të vdekur 15 njerëz në nëntor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Protestuesit, përfshirë student, mësues e punëtorë të tjerë, kanë dalë me mijëra në rrugë, duke ia lënë fajin për tragjedinë korrupsionit brenda qeverisë së presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Një zyrtar qeveritar refuzoi të komentonte, thekson agjencia “Reuters”.

Çka po kërkojnë studentët?

Studentët mes tjerash, në kërkesat e tyre për ndalimin e bllokadës, po përfshinë edhe publikimin e dokumentacionit të plot për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, kjo siç raporton “REL”, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit të vitit 2024.

Po ashtu, ata po kërkojnë që sulmuesit e protestuesve në Serbi, kjo pas aksidentit, të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Kërkesat e tjera kanë të bëjnë edhe me lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Çka tash?

Sipas mediumit, neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri paraqet dorëheqjen e tij te kryetari i Kuvendit, si dhe njofton presidentin e vendit për vendimin e marrë. Më pas, qysh në seancën e parë, Kuvendi konstaton dorëheqjen e kryeministrit.

Mandati i Qeverisë, përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit.

Sapo të konfirmohet dorëheqja e kryeministrit, presidenti duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Nëse brenda 30 ditësh që nga data e dorëheqjes së kryeministrit, Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Qeverinë e re, presidenti është i detyruar ta shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Lajme të ngjashme