Bideni në Ukrainë, dëgjohen ‘uzbunat’, ai premton armë të reja: "Putini e kishte shumë gabim" - NACIONALE

Bideni në Ukrainë, dëgjohen ‘uzbunat’, ai premton armë të reja: "Putini e kishte shumë gabim"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një vizitë të befasishme në Ukrainë sot, ku u takua me presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelenskiyn.

Biden u pa i ndjekur nga një numër i madh i isgurimit derisa po ecte në qendër të Kievit dhe sirenat ajrore po dëgjoheshin, duke konfirmuar thashethemet për vizitë që kishin qarkulluar për muaj me radhë.

Biden ka shkruar në Twitter para pak kohe për këtë takim.

Përmes tri postimeve të bëra në Twitter, Biden ka komentuar këtë vizitë.

“Përgjatë vitit të kaluar, ShBA-ja e ka ndërtuar një koalicion kombesh nga Atlantiku në Paqësor për ta ndihmuar Ukrainën me mbështetje të paprecedente ushtarake, ekonomike dhe humanitare – dhe ajo mbështetje do të vazhdojë,” – u shpreh ai.

“Kur Putini e nisi invazionin e tij gati një vit më parë, ai mendoi që Ukraina është e dobët dhe Perëndimi është i përçarë. Ai mendoi se mund të na tejkalojë. Por ishte tepër gabim.” – thotë postimi tjetër.

“Kur po i afrohemi përvjetorit të invazionit brutal rus në Ukrainë, jam sot në Kiev për ta takuar presidentin Zeleskiy dhe për ta riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur për demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,” – vazhdoi presidenti Biden në fjalën e tij.

Ndërkohë, në një tdeklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Bideni do të tregonte edhe për dërgesat e tjera në Ukrainë, ku përfshiheshin edhe armët e rënda.

Vizita e tij erdhi pasi ministrat e jashtëm të BE-së u takuan në Bruksel për të diskutuar prokurimin e municioneve për t’i ofruar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Lajme të ngjashme