Biden: Qëndrojmë me Izraelin, s’ka justifikim për terrorizmin - NACIONALE

Biden: Qëndrojmë me Izraelin, s’ka justifikim për terrorizmin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë edhe në ditën e katërt. Pak më parë, Joe Biden, presidenti i ShBA-së, ka folur sërish në lidhje me luftimet në Izrael.

Biden ritheksoi se ShBA-ja e mbështesin Izraelin.

"Le të mos ketë asnjë dyshim: Shtetet e Bashkuara e mbështesin Izraelin. Ne do të sigurohemi që shteti hebre dhe demokratik i Izraelit të mund të mbrojë veten, sot, nesër, siç kemi bërë gjithmonë. Është kaq e thjeshtë."deklaroi Biden, transmeton BBC.

“Në këtë moment, ne duhet të jemi të qartë. Ne qëndrojmë me Izraelin. Ne qëndrojmë me Izraelin.” – deklaroi ai.

Tutje, presidenti i ShBA-së vlerësoi se nuk ka justifikim për terrorizmin.

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet, ata përdorin civilët palestinezë si mburoja njerëzore.” – shtoi presidenti i SHBA-ve.

Lajme të ngjashme