Biden: Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u tha amerikanëve të enjten se ai e kupton që do të ketë ndjenja të ndryshme për rezultatin e djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, por është e rëndësishme të "pranojmë zgjedhjen që ka bërë vendi."
“E di që për disa njerëz ky është një moment për të festuar, për të thënë të vërtetën. Për të tjerë, është një moment humbjeje. Fushatat janë gara vizionesh të ndryshme. Vendi zgjedh njërën ose tjetrën, ne pranojmë zgjedhjen që ka bërë vendi," tha Biden, raporton CNN.
“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton,” shtoi ai.
“Nuk mund ta duash fqinjën tënd vetëm kur bini dakord. Diçka që mendoj se mund të bëni, pa marrë parasysh për kë keni votuar, është të shihni njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si amerikanë.”