Betohen 9 anëtarët rinj të KQZ-së
Presidenca ka njoftuar se sot janë betuar 9 anëtarët e rinj të KQZ-së.
Në njoftimin e presidencës është thënë se ata para presidentes Vjosa Osmani janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike dhe të paanshme.
“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend. Në anën tjetër, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, është thënë në njoftimin e presidentes.
Presidentja Osmani nuk e ka emëruar edhe një anëtar të KQZ-së.
Sipas praktikes së deritashme të ndjekur edhe nga presidentja Osmani, ai anëtar do të duhej t`i takonte PDK-së. Meqenëse LVV-ja kësaj here ia kishte kërkuar tre anëtarë, Osmani në lidhje me këtë çështje ju ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.