Betohen 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës
Është lexuar deklarata e betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
120 deputetë u ngritën në këmbë teksa kryesuesi i seancës konstitutive, më i vjetri në moshë, Avni Dehari lexoi deklaratën.
120 deputetë nënshkruan edhe me firmë betimin e tyre në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës.