Besnik Tahiri: Qeveria tentoi t’i reduktojë shqetësimet e DASh-it për lirinë e mediave
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se po tentohet të reduktohet shqetësimi për lirinë e shprehjes e mediave, që evidentohet në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se reduktimi ka të bëjë me presionin që iu bëhet institucioneve që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe mediave.
“Shqetësimet që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat. U mundu që kjo çështje të reduktohet, ju lutem, nuk është reduktimi ktu, reduktimi është te fakti që presioni mbi institucionet që rregullojnë këtë, e duke vazhdu deri tek prekja e institucionit që lidhet me bordin, shtimin e numrin në mënyrë që ai votim të jetë politik. Nuk është ai raport që evidenton këto, këto kanë qenë evidentime në një seri raportesh që duhet t’i drejtoni.” – ka thënë ai.
Tutje, Tahiri u shpreh:
“Ka qenë një votim për një antar të KPK-së, e votoi shumica parlamentare, dhe pastaj e gjitha doli kundër tij si person për të cilin ngritën çështje politike. Ndërsa ne dhe Komisioni i Venecias kërkonim që këto institucione këto borde, mos të preken”.
“Ajo që kërkoj për këtë raport, është që të debatojmë me shqetësim për një gjetje që j aka japë një shije të idhtë e një shenjë të zezë Kosovës duke ia dhënë katër etiketa që kjo qeveri duhet t’i argumentojë që është ndryshe, dhe ne të kojmë llogari nga kjo qeveri që edhe këtë raport e trajton me arbitralitet. Nuk jemi na qishtu, as opozita, as shoqëria civile, me mujt me ndiku te DASh-I” – tha në fund deputeti i AAK-së.