Besnik Bislimi: Sot u përfundua hap i rëndësishëm rreth liberalizimit të vizave - NACIONALE

Besnik Bislimi: Sot u përfundua hap i rëndësishëm rreth liberalizimit të vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një shkrmi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se sot është përfunduar një hap i rëndësishëm rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, meqenëse në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Edhe një hap tjetër i rëndësishëm u përfundua sot rreth çështjes së liberalizimit të vizave.Në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.” – shkruan Bislmi.

Zëvëndëskryeministri ka treguar edhe për hapat e mëtejshëm drejt liberalizimit të vizave.

Hapi i rradhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe mëtej votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi.” – thotë Bislimi, i cili ka përshëndetur votimin e sotëm duke mirëpritur finalizimin e hapave të ardhshëm deri në fund të procesit.

Lajme të ngjashme