Besnik Bislimi nuk raporton para Komisionit për Integrime Evropiane - NACIONALE

Besnik Bislimi nuk raporton para Komisionit për Integrime Evropiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, nuk ka shkuar për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Në këtë mënyrë ka dështuar mbledhjen e këtij komisioni, ku ishte paraparë që Bislimi të raporton për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka bërë me dije se Bislimi e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, sepse ne si Komision ende nuk e kemi listën e projekteve për IPA dhe në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do duhej ta sillte listën e projekteve. Po shihet serioziteti i kësaj Qeverie”, ka thënë Krasniqi, raporton EO.

Lajme të ngjashme