Besian Mustafa: E vetmja zgjidhje për të dalur nga ngërçi është qeveria e unitetit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se zgjidhja e vetme në këtë situatë, është qeveri e unitetit.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk insiston për ta udhëhequr këtë qeveri.
“E vetmja zgjidhje që mund të ketë Kosova për të dalur nga ky ngërç, është qeveria e unitetit, me afat të caktuar, dhe me agjendë të caktuar. 15 pika që do të propozohen. LDK-ja në qeverinë e unitetit nuk insiston ta udhëheqë, natyra e saj, qeveri e unitetit, insiston, obligon figurë të unitetit, që na bashkon të gjithëve”, tha ai.