Gazetarja e Nacionales në kërkim të përgjegjësve që shkaktoi vdekjen e Lulzimit, takon edhe prindin e një nxënësi viktimë
Të shtunë, më 20 janar, Kosova është tronditur nga vdekja e të riut 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, i cili humbi jetën pas një sulmi brutal nga dy të mitur me 14 janar. Ngjarja shkaktoi një valë të madhe reagimesh dhe shqetësim të madh në opinionin publik. Pas sulmit, Lulzimi po trajtohej në njësinë e mjekimit intensiv në QKUK. Lulzimi humbi jetën rreth disa ditë më vonë për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga goditjet e forta në kokë. Dy ditë pas rastit tragjik, gazetarja e Nacionales u takua me familjarin e një të riu tjetër, të cilin një nga të miturit që sulmoi brutalisht Lulzimin e kishte sulmuar me thikë rreth dy vite më parë.
Besarta Hoti, gazetare e Nacionals, gjatë ditës së hënë ishte në kërkim të përgjegjësve institucional lidhur me zhvillimet. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përmendur se rasti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës, në një parking. Ai pretendoi se njëri nga të miturit i cili ngarkohej me disa vepra penale ishte pezulluar nga shkolla për një periudhë një mujore pas veprave të tij.
Më tej Bulliqi pohoi se i njëjti u largua "gradualisht është larguar nga shkolla dhe informacioni që pata, prindi i tij ka shkuar dhe i ka tërhequr dokumentet e tij nga shkolla".
“Unë mbështetëm në informacione prej institucioneve zyrtare të cilat u thanë sot këtu. Rasti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës, në parking. Kështu e potencuan organet e sigurisë. Drejtoria e shkollës ka marrë veprime. Është largu për një muaj. Është pezulluar nga shkolla. Ka kaluar periudhën një mujorshe. Është kthyer përsëri në shkollë pas periudhës njëmujore, dhe përsëri ka vazhduar me veprime të tilla. Si duket, si rezultat i veprimeve jo të mira të cilat i ka bërë në shkollë, ai gradualisht është largu nga shkolla dhe informacioni që pata, prindi i tij ka shkuar dhe i ka tërhequr dokumentet e tij nga shkolla”. – deklaroi kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Nacionale kuptoi se njëri nga të pandehurit ka kryer edhe vepra të tjera penale më herët. Gazetarja intervistoi një familjar të një fëmije tjetër, i cili ishte sulmuar me thikë nga njëri prej të miturve që dyshohet se i mori jetën Lulzim Fejzullahut pas sulmit brutal. Familjari bëri të ditur se rasti kishte ndodhur rreth 2 vite më parë, para objektit të shkollës.
Pjesë nga biseda e gazetarit të Nacionales me një prind të fëmijës që u sulmua me thikë nga i mituri që dyshohet se vrau Lulzim Fejzullahun:
Gazetarja: “Që sa kohë ka qenë rasti?”
Familjari: “Diku që 2 vjet”
Gazetarja: “A ka qenë nxënës edhe ai që është therrur?"
Familjari: “Po, në një shkollë kanë qenë bashkë”
Gazetarja: “Diku 16”
Gazetarja: “A është therrur para shkolle apo ku?”
Familjari “Para shkolle, si janë dalë nga oborri të shkollës”.