Kryeministrja serbe Bërnabiq: Serbët po dëgjohen vetëm kur janë në barrikada - NACIONALE

Kryeministrja serbe Bërnabiq: Serbët po dëgjohen vetëm kur janë në barrikada

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ka pasur qëndrime aspak të pranueshme në lidhje me (sic) presionin që duhet t’i bëhet Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një paraqitje për RTS-në, znj. Bërnabiq pati edhe deklarime që mund të cilësohen si inkurajuese për barrikaduesit serbë në veri të vendit.

Fatkeqësisht, serbët nga Kosova dhe Metohija dëgjohen prej Brukselit dhe Washingtonit vetëm kur janë në barrikada. Edhe atëherë, jo aq mirë. Serbët janë në barrikada sepse kërkojnë të drejtat themelore të njeriut. Asgjë më shumë...” – është shprehur kryeministrja serbe.

Barrikadat janë vënë tash e dhjetë ditë më parë, me kërkesën për lirimin e policit Dejan Pantiq. Por, situata veçse kishte qenë e tensionuar më herët pasi Qeveria e Kosovës po bënte veprimet ligjore për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe. Më pas, ishte marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në muajin prill.

Çka tha tjetër Bërnabiqi?

“Vuçiq është në kontakt të përditshëm me serbët në Kosovë dhe Metohi dhe mund të kuptoj se ata janë të ngopur me gjithçka dhe nuk kanë besim më te përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare... Serbët janë në barrikada për të mbrojtur Marrëveshjen e Brukselit,” – vazhdoi më tej ajo.

Bërnabiq më tej është shprehur se ka frikë nga përshkallëzimi i situatës, duke e vlerësuar si “në prag të konfliktit”.

Ajo pati kritika edhe për KFOR-in.

Kujtojmë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ishte shprehur më herët se zyrtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës do të ktheheshin në vendet e tyre të punës kur Prishtina të formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme