Berisha thotë se mund të bëhet një mocion për ndërrimin e votimit, paralajmëron votën e tij: Bash kon te qesin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka paralajmëruar se mund të bëhet një mocion për ndërrimin e votimit.
Kështu deklaroi ai para gazetarëve, pak para nisjes së seancës konstituive.
“Sikur që ka ndodhur edhe më përpara, nuk kemi pasur ndonjë shqetësim, u prit me kon i rrejshëm. Kjo situatë besoj që u bë e tepërt, edhe na duhet me reflektu të gjithë, po duket që po dojnë me bë një mocion për çështjen e ndërrimit të votimit, dhe kur të dalim në atë pjesën e të votimit të hapur, do të reflektoj unë së pari.
Nuk du që në kurriz të Kosovës me mbajtë idhnim me kërkon, s’ma determinon mendimin politik as opozita, se s’jemi opozitë sepse nuk dihet kush do ta bëjë qeverinë” – tha ai.
Këtu, ai paralajmëroi votën e tij për këdo që propozohëet si kandidat.
“Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mund të rrëzohet ai opsion, është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo seancën e ardhshme besoj do ta rrëzojmë, sepse ka njerëz që duan ta rrëzojnë, kur të dalim në të hapur pastaj duhet ta kryejmë këtë punë. O more po vallahi bash kë ta qesin” – tha Berisha, transmeton Nacionale.