Berisha: Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës
Kandidatja e PDK-së për deputet, Aurora Berisha, ka marrë pjesë në një takim elektoral në fshatin e saj në Gllanasellë të Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se takimi kishte një energji të jashtëzakonshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se vetëm duke u bashkuar mund të ndërtohet e ardhmja.
“Sonte, në zemrën e Gllanasellës, në konakun mikpritës të Bekim Nikës, pranë bashkëvendasve të mi, përjetova një natë të mbushur me frymëzim dhe energji. Ju jam mirënjohës përjetësisht. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës! Faleminderit, Gllanasellë”, ka shkruar ajo.