Berisha: Qytetarët çdo ditë po binden së PDK-ja është alternativa e vetme për Kosovën
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Drenasit.
Ajo ka treguar se ka marrë mbështetje për banorët e fshatrave Krajkovë dhe Damanek.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se çdo ditë qytetarët po binden se alternativa e vetme për Kosovën është PDK-ja.
“Banorët e Krajkovës dhe Damanekut na dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme. Qytetarët çdo ditë po binden së PDK-ja dhe Bedri Hamza janë alternativa e vetme për Kosovën”, ka shkruar Berisha.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)