Berisha për përgjimet: Buzhala shpërfaqi gënjeshtrën e madhe të Kurtit - NACIONALE

Berisha për përgjimet: Buzhala shpërfaqi gënjeshtrën e madhe të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish zv/ministri i Jashtmë tash anëtar i LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar reagimet e fundit lidhur me përgjimet e publikuara në Nacionale.

Berisha ka thënë se gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar asnjë informacion privat të Kusari-Lilës, por tema të politikës me interes publik.

Në një postim në facebook, Berisha ka shkruar se me këto përgjime, Buzhala ka shpërfaqur gënjeshtrën e madhe të Kurtit.

Postimi:

* Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar pergjimet e nje bisede private personale te Mimoza Kusarit,por te bisedes politike se saj ne cilesine e deputetes se Republikes se Kosoves me nje deputet tjeter te Komunitetit serb te Republikes se Kosoves.

* Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar ngjarje personale, as familjare e as shoqerore te Mimoza Kusarit ne raporte private te saj jashte kontekstit politik, por nje ngjarje qe ka ndodhur ne hapesiren zyrtare te institucionit shteteror.

* Gazetari Berat Buzhala i ka ofruar publikut te gjere gjendjen reale te subjektit politik te partise ne pushtet - LVV, e cila ka fituar pushtetin me veprime te jashtezakonshme qe kane traumatizuar shoqerine kosovare ne veçanti dhe ate shqiptare ne përgjithësi, me diskursin e tyre kinse patriotik, duke mohuar çdo arritje te deritanishme dhe duke linçuar, sharë, ofenduar e sulmuar deri edhe ne shtepi ish kryeministrin e Kosoves Isa Mustafën, me pretekstin e jopatriotizmit dhe tradhëtisë kombetare.

* Gazetari Berat Buzhala, i ka ofruar publikut politiken reale te deputetes dhe shefes se grupit parlamentar te VV-se, Mimoza Kusari, e cila ne karrieren e saj politike nuk ka lene rast as mundesi pa akuzuar, shpifur, share, nençmuar e ofenduar çdo politikan per motive karrieriste te saj, pa pyetur veten asnjehere per saktesine dhe etiken e pohimeve dhe pa çare koken se ata që po sulmon jane njerez, kane familje, femije dhe pa dashur t'ia dijë se si ndihen ata kur degjojne fjale te tilla per prinderit e tyre.

* Gazetari Berat Buzhala, duke publikuar pergjimin e bisedes politike te LVV me Lista Srpska, i ka ofruar publikut genjeshtren e madhe te Albin Kurtit se kinse betejat e tij me Serbine jane te natyres patriotike dhe ka zbuluar se Albin Kurti eshte “patriot” me marreveshje dhe lejen e serbeve e asgje me shume.

* Gazetari Berat Buzhala me publikimin e pergjimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe i ka ofruar publikut te gjere, ate qe e dime nje numer i caktuar, se Albin Kurti eshte ne sinkron te plote me Vucicin per krizen ne veri te Kosoves, per motive personale politike dhe se kete krize e ka shfrytezuar per te shtyre agjenden antieuropiane dhe per ta izoluar Kosoven.

* Gazetari Berat Buzhala me publikimin e bisedes politike te LVV me Lista Serbe, i ka lene krejt cullak nje armate njerezish reale e te rrejshem ne jeten reale e virtuale qe ne emer te “patriotizmit” te Albin Kurtit nuk kane lene njeri pa share, ofenduar e etiketuar si sherbetore te Serbise e Vuqiqit.

* Gazetari Berat Buzhala, permes publikimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe, me shembull praktik i ka dhene mundesine publikut t'i çelë sytë, të këndellet e te shohë realitetin ashtu siç eshte, se Albin Kurti me shoke e shoqe perfaqeson nje ideologjie te perdale e cila burimin qe nje shekull e ka ne Rusi, qe eshte thellesisht sllave dhe ne interes te sllavizmit, qe ua ka zene frymen shqiptareve qe 80 vjete duke i ndare nga bota e qyteteruar, e perparuar dhe demokratike.

* Gazetari Berat Buzhala, permes publikimit te bisedes politike te LVV me Listen Serbe i ka dhene mundesine publikut per te kuptuar se pushtetaret e sotem nuk i bashkon atdhedashuria e as vizioni per shtet, por epshi per pushtet, per perfitime personale dhe familjare dhe, se i bashkon urrejtja ndaj perendimit dhe vlerave demokratike.

Lajme të ngjashme